
Shkruan në Facebook Ervis Krymbi, pedagog i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër: Delta e Bunës është një nga perlat e Adriatikut. Fotot dhe videot me dron vijnë pas një darke të djeshme plot reshje të dendura. Por rrjedhat ndjekin rrugën e tyre, dhe lumi Buna është një emisar natyror i jashtëzakonshëm.
Grykëderdhja e Bunës, aty ku ujërat e këtij lumi bashkohen me Detin Adriatik. Vetëm pesë kilometër larg nga qendra e plazhit të Velipojës, aty ndodhet vija kufitare që ndan Shqipërinë me Malin e Zi.
Kur përballesh me këtë peisazh të mrekullueshëm, mendohesh gjatë dhe ja vlen ta promovosh këtë pjesë territori me plot vlera natyrore.