Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, në kuadër të turit “Bashkia që Duam”. Qindra qytetarë nga Shkodra kanë dalë në protestë kundër kësaj vizite, ku nuk kanë munguar as shoqërimet në polici.
Është një foto e realizuar nga përkrahës të opozitës, ku shihet prania e pakët në numër e shkodranëve në takimin e organizuar nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit u ka kërkuar shkodranëve që për të parë sesi bëhet ndryshimi i bashkive nën qeverisjen socialiste, u kërkoi atyre të shkonin në Vlorë apo në Pukë për të parë ndryshimet e bëra.