Ky qe shihni ne foto, majtas, eshte Eno Mata, personi qe mbeti i lënduar në pritën gjate nates ne Poro te Vlores. Sipas te dhenave te para dyshohet se ky ka qene pikerisht shënjestra e atentatit, qe i mori jeten 22 vjecarit Sotiraq Mehilli, i cili udhetonte bashke me te ne motor.
Mata, dyshohet se kishte pak muaj qe ishte rikthyer nga Greqia, dhe dyshohet se eshte nje nga personat qe ka marre pjese ne egzekutimin e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos, qe ndodhi mbrëmjen e 12 Tetorit 2017.
Ai ka qene se bashku me nje shqiptar tjeter i cili e pranoi se ishte ai qe e kishte shenjestruar avokatin grek.
Nderkohe qe Mata u tha se ishte kthyer ne Shqiperi. Kohe pas ngjarjes, shtypi grek nxori nje leter, qe u tha se e kishte shkruar pikerisht Mata, ku sqaronte se lidhur me ate ngjarje ishte viktime.
‘Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës’, thuhet ne leter me shenimin poshte ‘Maradona-këmbëshpejti’