
Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka takuar sot shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë. Jahjaga sot ka takuar shkrimtarin me famë botërore, Ismail Kadarenë, me të cilin tregon të ketë biseduar për rimëkëmbjen kulturore në trevat shqiptare.
“Me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë biseduam për nevojën e rimëkëmbjes kulturore në hapësirat shqiptare për të rigjeneruar dhe forcuar vlerat demokratike”, ka shkruar Jahjaga, duke shoqëruar mbishkrimin me disa fotografi me autorin e shumë veprave të njohura botërisht.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!