Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duket t’i jetë përkushtuar më shumë se kurrë familjes së tij, që prej largimit nga politika. Pas udhëtimeve në malet e Tepelenës dhe fshatin e të parëve, Tahiri ka nisur të eksplorojë zonën e Kolonjës në Ersekë, një zonë nga ku kanë dalë shumë rilindas të mëdhenj të kombit. E pikërisht për njërin prej tyre, Petro Nini Luarasin, është duke i rrëfyer të birit, por siç thotë ish-ministri “nuk e kishte mendjen”.
“Duke i shpjeguar rilindasin e madh Petro Nini Luarasi por nuk e kishte mendjen #exploring #albania #luaras #kolonje #erseke”, shrkuan Tahiri në rrjetet sociale.