
Perpara ndeshjes se djeshme ne mes Vllaznise dhe Tiranes, ne stadiumin “Loro Boriçi” eshte zhvilluar nje ceremoni e thjesht por shume kuptimplote. Ka qene shoqata e policise IPA ajo qe ka nderuar me nje Mirenjohje sponsorin e Vllaznise Alban Xhaferi.
Çertifikaten atij ia ka dhene Edra Beci, kryetare e IPA SKODRINI REGION Shkoder, ndersa Ardian Zaganjori i ka dorezuare sponsorit te Vllaznise shenjen dalluese te IPA.
“International Police Assocation” eshte shoqata me e madhe e Policise nderkombetare e shtrire ne 68 vende dhe ka mbi 500 mije anetare.Qe nga viti 2019 kjo shoqate ka edhe Seksionin e saj ne Shqiperi me emrin IPA – Seksion Albania.
Ne fokusin e kesaj shoqate eshte rritja e mirqenies se punonjesve te policise ne te gjithe boten pa dalim feje besimi bindje apo ngjyre. Duke qene se eshte nje nga tre shtyllat e policise Boterore, IPA jep ndihmen e saj per permirsimin e shkollimit dhe cilesise se punes te punonjesve te policise.
Nje nga drejtimet e punes se IPA Seksioni Albania eshte forcimi i mardhenieve me komunitetin ne pergjegjesi dhe me komunitetin e biznesit ne vecanti per te dhene ndihmen e saj per rritjen e nivelit te sigurise ne komunitet.
Pikerisht ne kete kontekst, eshte bere edhe akordimi i Çertifikates se Mirenjohjes per z.Alban Xhaferi, biznesmenin e njohur i cili ka dhene kontributin e tij ne formimin dhe forcimi e IPA- Seksion Albania. /ShkodraSport/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!