
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Jam shumë i gëzuar që kemi arritur të mbyllim marrëveshjen për bashkëfinancim me Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Qeverinë Shqiptare për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor siç është rikonstruksioni i plotë i rrugës “Roza Lejn” dhe dëgëzimet.
Një investim i rëndësishëm për lagjen “Mark Lula” që pason një tjetër bashkëfinancim të suksesshëm në blloqet e rrugëve në zonën e Fermentimin.
Ky investim përfshin rikonstruksionin total të rrugës, sistemimin e kanalizimeve KUB dhe KUZ dhe ndriçimin e rrugëve : “Roza Lejn”, “Malet Tona”, “Kuvendi i Maleve”, “Besa e Prekalit” dhe “Ernesto Koçi”.
Kjo zonë përfiton për herë të parë në 30 vite një investim të tillë që zgjidh një problematikë të mbartur me mungesë të plotë të infrastrukturës në këtë zonë të qytetit të Shkodrës.