
Si cdo vit eshte zhvilluar “Logu i bjeshkeve”, eventi qe zgjedh me te bukuren e Malesise se Madhe, brenda e jashte kufijve te Shqiperise. Sic shkruan ne Facebook miku i gazetareve ne Shkoder Agron Isufi, ka patur nje prani te gjere me mbi 5 mije persona. Vargu i makinave te parkuara ka qene mbi 2 km ne aksin qe te con ne Qafe te Predelecit, aty ku zhvillohet evenimenti. E vecanta e sivjetme, pervec pranise se perhershme te miqve nga te gjitha trevat shqipfolese, ishte prania e kengetares Ingrid Gjoni, e cila edhe me Gjeto Lucaj, krijuan nje atmosfere shume te kendshme. Tjeter e vecante ishte prania e qindra turisteve nga e gjithe Europa. Organizator i eventit ishte regjisori Bruno Shllaku, por edhe kryetari i Bashkise Malesi e Madhe Tonin Marinaj, Vladimir Seitaj etj. /ShkodraWeb/