FOTO/ IMKT prish shtepine e heroit Prek Cali, banoret protestojne

Banorët e Vermoshit në Malësinë e madhe janë ngritur në protestë ditën e sotme pasi Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë ka prishur shtëpinë e heroit kombëtar në Shkodër, Prek Cali. Sipas banorëve ky është një turp kombëtar. “Me shembjen e ndërtimit na kanë vrarë për të dytën here! Nuk e kuptojmë kush e ka dhënë këtë urdhër!!! Turp kombëtar”, janë shprehur banorët. Shembja e shtëpisë së heroit vjen me pretendimin se nuk ka leje ndërtimi, ndërsa ndërtimi i shtëpisë së Calit është bërë nga paratë e diasporës në Amerikë.