
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Me kampionët e atletikës, sportistët shkodranë që kanë fituar titullin kampion për të 17-in vit radhazi dhe janë shpallur fitues të Kupës së Shqipërisë.
I sigurova për mbështetje të pakursyer dhe shumë shpejt do të nisim rikonstruksionin e palestrës së atletikës pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Ky investim do të përmirësojë jo vetëm infrastrukturën, por edhe kushtet e stërvitjes për kampionët tanë.