Një i dënuar në burgun e Krujës është hedhur nga kati i dytë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Ai është Jorgo Zani, 31 vjeç, banues në Vlorë. Sipas raportimeve të para, Zani u hodh nga taraca e burgut. Jorgo Zani, u arrestua një vit më parë pasi i preu kokën kushëririt të tij 12-vjeçar Andrea Zani, në Palasë. Jorgo Zani i njohur si “Monstra e Palasës”.