ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTO/ Hyri në Shqipëri me “Lamborghini” 250 mijë euro të vjedhur, vihet në pranga 38 vjeçari shqiptar…

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e posaçëm “Shqiponja” ka finalizuar me sukses aksionin “LUXURY CARS”, duke parandaluar dhe g.oditur një rast të t.rafikimit të mjeteve motorike, me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri.

Falë një pune të mirëorganizuar nga burime të ndryshme operative, rezultoi se më datë 13.07.2019, në territorin e Shqipërisë ka hyrë nga një shtetas, një automjet i tipit “Lamborghini Huracán”. Ky mjet nga shteti gjerman më datë 30.07.2019, është deklaruar i vjedhur.

Shërbimet e Policisë pas kotrolleve të kryera, kanë konstatuar autmojetin dhe menjëherë bën bllokimin e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.D., 38 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Stuttgart, Gjermani, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “T.rafikimi i mjeteve motorike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Policia shpalli në kërkim për të njëjtat vepra penale, shtetasin B.M., 43 vjeç, banues në Gjermani (bashkëpunëtor).

Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar për kryerjen e vjedhjes së automjetit luksoz në Gjermani me qëllim shitjen e tij në Shqipëri. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Lamborghini Huracán”, i cili ka një vlerë monetare rreth 250.000 euro. Materialet e para procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.