Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Letoni, ku ka humbur jetën një efektive shqiptare e Forcave të Armatosura, e cila ishte pjesë e misionit të NATO-s, e grupit xhenierë për demontimin e minave, Zarife Hasanaj.
Burimet konfirmojnë se efektivja që ka humbur jetën është një 32- vjeçare, Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ, ndërsa një tjetër efektiv eshte ne gjendje te rende dhe dy te tjere te demtuar dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.
Efektivët jane te gjithe shqiptare, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, te cilet po marrin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake.
Ne kete grup kane qene 8 efektive shqiptare.
Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë nisur mesazhet e ngushëllimit për të ndjerën Hasanaj nga të afërm, miq e të njohur.