FOTO – Humb jetën vogëlushi shqiptar, babai i tij në gjendje të rëndë në spital, aksident fatal në Itali…

Një vogëlush 10 vjeçar ka humbur tragjiisht jetën në një aksident rrugor, ndërsa ishte në makinë me babain e tij që është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Fermo- s në Itali.


Tragjedia ka ndodhur pak para mesnate, përgjatë rrugës provinciale që lidh Valmir me Petritoli, pak para hyrjes së qendrës historike. Burri, një 40 vjeçar me kombësi shqiptare, rezident në Itali prej shumë vitesh, ishte në drejtim të një makine Fiat Panda dhe po përshkonte rrugën që nga Valmir ngjitet drejt qendrës historike, në shoqërinë e djalit të tij, i lindur në Itali dhe rezident në Valmir me familjen e tij. Për shkaqe që pritet të sqarohen, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një mur të ulët për të përmbysur më pas.

Në përplasjen e fortë, vogëlushi është nxjerrë jashtë nga makina, duke pësuar dëmtime shumë të rënda, të cilave ai nuk u ka mbijetuar. Ndërkohë, babai i tij ka mbetur i bllokuar në mes llamarinave të makinës. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrëfikësit e Fermo-s dhe personeli mjekësor sanitar i 118. E kotë çdo tentativë për të shpëtuar jetën e fëmijës, ndërsa babai, pasi është nxjerrë nga makina nga zjarrëfikësit dhe pasi i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, është dërguar në gjendje shumë të rëndë në spital. /Përktheu dhe përshtati nga italishtja ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing