Një person është gjetur pa jetë në në vendin e njohur si Manastiri i Çifligut në Korçë. Burimet bëjnë me dije se personi është identifikuar si 65 –vjeçari, Vasil Mati ndërsa trupi i tij është gjetur nga një banor i zonës.
Dyshohet që ataku kardiak i shkaktuar nga i ftohti i mori jetën. Mësohet se bashkëshortja e tij ishte nisur per ta kërkuar pasi nuk i përgjigjej në telefon. Trupi është transportuar menjëherë në morg, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhunë.
Kujtojmë se ky është rasti i dytë në Korçë që mbetet viktimë e të ftohtit.