Një atmosferë fantastike, duatrokitje dhe shoqërim të këngëtareve dhe interpretimeve nga fillimi deri në fund, një suksesi rradhës. Këto fjalë përmbledhin spektaklin “Hitet e Veriut”, organizuar nga Agjensia e Spektakleve “Buna 1” në amfiteatrin e Tiranës me 18 maj në orën 20.00. Çdo gjë, çdo detaj, i kuruar deri në imtësi dhe i mbikqyruar nga produdenti Arben Mazi, president i “Buna 1”. Emrat më të njohur të këngës në Veriun e Shqipërisë, korrën sukses duke mbushur plot e për plot amfiteatrin e kryeqytetit.
Ideja e organizimit të këtij spektakli të veçantë ishte e Arben Mazit, i cili prejmë shumë se 20 viteve hyri me guxim dhe profesionalizëm në jetën artistike dhe kulturore shqiptare. Kjo agjensi ka organizuar koncerte dhe evente të niveleve të larta jo vetëm në Shkodër, por në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. “Hitet e Veriut” ishte vetëm suksesi i rradhës, i cili patjetër do të pasohet nga ndonjë suprizë që Arben Mazi duhet të jetë duke e përgatitur…/ShkodraWeb/