Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Foto/ Historia e trishtë e 7 familjeve rome, fëmijët e tyre nuk do shkojnë në shkollë

ShkodraWeb 10 September, 2017
ROM4
Ndërsa të hënën nis viti i ri shkollor, fëmijët e shtatë familjeve rome në fshatin Çukë të Sarandës duket se nuk do të shkojnë në shkollë.
Familjet e tyre jetojnë në kushte të ëvshtira, duke siguruar një jetesë minimale me mbledhjen e kanaçeve, ndërsa gratë dalin për të lypur bashkë me fëmijët. Familjet janë vendosur në ish-kinemanë e fshatit Çuke pas rënies së komunizmit dhe prej asaj kohe askush nuk është kujtuar për ta.
7 familje rome në Çukë të Sarandës jetojnë prej gati 30 vjetësh në kushte të vështira, të vendosura që prej viteve të para të rënies së sistemit komunist në ish-kinemanë e fshatit.
Gjendja e keqe ekonomike i shtohet strehimit të papërshtatshëm, ku mungojnë tualetet dhe me mjedise të rrënuara ku shiu futet brenda banesave.
Pjesa më e madhe e familjarëve e sigurojnë jetesën duke mbledhur kanaçe dhe skrap, ndërsa disa nga gratë duhet të lypin rrugëve të Sarandës së bashku me fëmijët e vegjël.
Familja Kallanxhi është larguar nga Lushnja në vitin e mbrapsht 1997.
Mondi Kallanxhiu: Nuk kisha shtëpi në Lushnje, më erdhën për të më marrë gruan dhe ika nga frika.Edhën natën me maska. Erdha këtu se ka vjehrrin.Nuk kisha ku të shkoja.Mirë që na ka lënë dhe shteti këtu se nuk kemi ku shkojmë.
Gruaja e tij teksa lan rrobat në oborrin e improvizuar të shtëpisë tregon për vështirësitë ekonomike që ata hasin.
Liljana Kallanxhi: Kam ardhur që 20 vjeçe po vete 40.Këtu janë 7 familje që jetojnë në këto kushte. Herë me bukë, herë pa bukë.
Në këtë komunitet problemet janë të shumta nga papunësia tek pamundësia e shkollimit të fëmijëve të cilët detyrohen të lënë shkollën për të punuar.
Vitori Garo, një grua e moshuar rreth të 70-tave, kërkon ndihmë nga shteti pasi edhe ilaçet nuk i paguan dot.
Vitori Garo: Çupa e sëmurë andej, unë jam e sëmurë. Ja ku janë dhe ilaçet. Nuk punoj, vetëm kanaçe. 1 mijë-2 mijë lekë nuk dalin as për kafe të keqen nëna.
17- vjeçari Serxho tregon se iu desh të shkonte çoban që në moshën 5-vjeç për të siguruar disa të ardhura për familjen. Ai tregon se ka bërë 4 klasë edhe ato të cunguara. Tani është martuar dhe punon me mbledhjen e skrapit e të kanaçeve.
Serxho: Me punë private nëpër fushata, me kanaçe, ku të dalë. Unë jam i martuar.
Në Sarandë romët janë të shpërndarë në katet e para të pallateve, te barakat në Vrion, te ish-Reparti, te ish-Depo Ushqimore dhe në Çukë, të ardhur në vitet e fundit nga zona të ndryshme të vendit./gazetaexpress/

 

Post navigation

Previous: “Duhet të trafikoj veten për të shkuar në Angli”, i riu tregon se si funksionojnë bandat shqiptare
Next: Rrjedhja e votave nga PD për Ruçin, Salianji flet për debatin me Berishën

TË FUNDIT

bashkia vau dejes

VIDEO – Bashkia Vau Dejës vijon investimet në rrugët e brendshme të fshatrave, radha e Shkjezës…

ShkodraWeb 12 May, 2026
full hd.03_47_39_09.Still057

VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza

ShkodraWeb 8 May, 2026
policia-shkoder

Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër…

ShkodraWeb 9 March, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.