FOTO – “Gripi i shpendëve” mbërrin edhe në Shkodër, në një fermë private zbulohen 70 raste…

Shkodra është tashmë qarku i radhës ku është
konfirmuar gripi i shpendëve. Lajmi është
konfirmuar prefektja e qarkut Shkodèr Majlinda
Angoni.

Kjo e fundit bëri me dije se rasti është zbuluar
në një fermë private, teksa kanë rezultuar
pozitiv me sëmundjen 70 krerë pula dhe janë
groposur.


Për këtë, u zhvillua një takim për marrjen e masave për kontrollin e sëmundjes së shpendëve. Angoni shtoi se të shtunën dhe të dielën do të kenë kontrolle të shtuara në tregje.

Angoni tha se u është lënë detyrë bashkive të përcaktohet vendi ku do gruposen shpendët nëse ka raste të tjera.