Ka qene nje grindje mes bashkeatdhetareve qe ka perfunduar në një shkëmbim zjarri, duke lene nje te plagosur. Brenda pak oresh nga ngjarja, autori ka perfunduar në prangat e policise italiane. Sipas mediave vendase, ka qene nje tjeter shqiptar qe ka plagosur me arme ne kembe bashkekombasin e tij jashte nje lokali në La Spezia. Emrat e tyre ende nuk behen te ditura nga mediat italiane.
Motivi? Zhdukje pa gjurme qe zgjasnin disa dite. Kjo e ka shtyrë një shqiptar që të bëjë per spital bashkatdhetarin në Via Giulio della Torre para syve të dëshmitarëve të shumtë.
Incidenti ndodhi pak para orës 8 te mbremjes, kur mes te dyve, qe u gjenden perballe njeri tjetrit fare rastesisht, u rindezen tensionet. Grindja me tone te ashpra arriti kulmin kur një nga palët nxori armën e paregjistruar dhe e gjuajti tjetrin në këmbë. Per pak ore, policia e arrestoi shqiptarin.