Pak ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Aman” dhe rezultoi mjaft e suksesshme pasi u prit shumë mirë nga publiku. Është fjala për Greta Koçin e cila vazhdon që të jetë shumë aktive me projekte të reja muzikore.
E mesa duket këngëtarja ka nisur menjëherë punën për këngën e radhës. Kësaj here ajo ka menduar që në videoklip të shfaqen edhe vajza të panjohura për publikun. Greta ka njoftuar përmes një postimi në “Inststory” të gjitha vajzat e interesuara që ta kontaktojnë me mesazh nëse dëshirojnë të marrin pjesë.