Greta dhe Eni Koçi, dy motrat simpatike kanë një raport shumë të ngrohtë me nënën e tyre dhe këtë nuk kanë nguruar asnjëherë ta tregojnë publikisht nëpër intervista publike apo edhe nëpërmjet dedikimeve speciale.
Sot nëna e tyre Afërdita feston ditëlindjen dhe me këtë rast nuk mungon as urimi i ndjerë i Gretës dhe as buqeta gjigande me trëndafila të kuq që i kanë dhuruar nënës së tyre. E veçanta është se ato i kanë dhuruar edhe një kornizë me një diplomë , për kontributin e dhënë si grua, nënë dhe bashkëshorte. Shumë origjinale kjo ide e vajzave apo jo?/Panorama plus/