Dy persona të armatosur kanë grabitur paraditen e sotme një pikë këmbimi valutor në qytetin e Fierit, duke lënë të plagosur edhe dy persona. Pasi morën çantën me para, dy grabitësit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë. Por në afërsi të fshatit Baltës ata kanë braktisur makinën dhe janë hedhur në lumë për t’i shpëtuar policisë që ishte vënë në ndjekje të tyre.
Disa minuta pas ngjarjes, blutë e Fierit kanë arrestuar njërin prej autorëve, një 32-vjeçar nga Vlora me inicialet D.S. Sakaq, policia ka bllokuar edhe çantën me para që arritën të merrnin grabitësit nga pika e këmbimit valutor. Uniformat blu vijojnë ndërkaq punën për kapjen e autorit të dytë të grabitjes.