FOTO – Gjendet i pajetë në kamion 45- vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se prej ditësh për shkaqe…

Ndërhyrja e zjarrfikëse për të hapura një kamion të parkuar prej ditësh ka zbuluar brenda tij trupin e pajetë të shoferit të mjetit të rëndë.


Zjarrfikësit u thirrën në Rovigana në Monselice, ku pas hapjes me forcë të kamionit, gjetën pajetë një 45 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ndodhej prapa sediljes së shoferit.

Shqiptari dyshohet të ketë vdekur prej ditësh nga shkaqe natyrore. Në vendin e ngjarjes shkuan edhe urgjenca, ndërsa viktima do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar saktë shkaqet.

ShkodraWeb Channel