Vetem pak pas lajmit te kobshem, babai i djalit qe u gjet i pajete prane ures se Dragotit, akuzon hedh poshte mundesine qe i biri te kishte shkuar ne Vjose per t’u lare. Raportohet nga vendngjarja se i ati i te ndjerit Matia Rizallari hedh dyshime tek shoku i djalit.
Familja dyshon tek shoku i tij E.D. (Egli Dosti), rreth 25 vjeç, një ish-ushtar me pagesë, i akuzuar për dezertim. Sipas babait, ky ishte personi me te cilin shoqerohej i biri dhe që ishte personi i fundit me të cilin është parë 17 vjeçari.
Shkak për dyshime bëhet fakti se po atë ditë pas ngjarjes, Dosti është larguar në Sarandë.