FOTO/ Gilman Bakalli “mbledh” miqtë e tij në dy vjetorin e largimit fizik nga kjo botë…

Loading...

Gilman Bakalli “ka mbledhur” sot miqtë e tij. Në dy vite, ai ka publikuar 2 libra, përmbledhje të publicisktikës së tij. Në fakt, Gilmani ka dy vite që nuk është më fizikisht, por prania e tij ndjehet sot më shumë se kurrë. “Mendimi kritik i një qytetari” dhe “Alfabeti i tranzicionit” janë prezantuar në një ambjent të spikatur intelektual, natyrisht edhe me praninë e familjarëve të tij, veçanarisht Irenës bashkëshortes që është kujdesur që Gilmani të mos mungojë as në këtë përvjetor të dytë.

Gilmani u nda nga jeta shumë para kohe, pas një sëmundje të rëndë që e rrëmbeu shumë shpejt e papritur. I konsideruar si antikonformist “par exellance” në shoqërinë shqiptare, ai spikati si deputet, publicist dhe mësimdhënës. Librat që u promovuan sot, më shumë kanë vlerë për të nesërmen. Jo vetëm për të kuptuar botën e Gilmanit, mendimet, idetë e sfidat e tij, por edhe atë që të gjithë kemi humbur shumë para kohe. /ShkodraWeb/

 

 

Loading...