Foto/ “Gabi” mberrin ne Velipoje, miting per te psonisur ndonje gje…

Një situatë aspak e zakontë është filmuar ditën e sotme në plazhin e Velipojës. Siç nuk ndodh zakonisht, disa shitës ambulantë të veshjeve, të cilët rëndomë i cilësojmë si shitës të gabit, kanë “pushtuar” zonën e plazhit. Femra, të reja e të vjetra, i kanë rrethuar në tentativë e sipër për të gjetur ndonjë rrobë, të cilën ndoshta do ta marrin me leverdi e me çmim të arsyeshëm. Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet e mëposhtme, gratë kanë lënë mënjanë komplekset e kanë filluar të provojnë në mes të plazhit rrobat e banjës.
Ndoshta bëjnë tregti me leverdi. Mendim i mirë dhe mënyrë edhe më e mirë marketingu ky i shitjes së rrobave të banjës në plazh, edhe pse shumë mund të tallen me të.

Loading...

ShkodraWeb Staff

E Verteta nuk negociohet!