
Të shtëna me armë zjarri kallashnikov brenda një lokali në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë në qendër të qytetit, pranë Sahatit, ku një person i armatosur ka hyrë brenda në lokal dhe ka hapur zjarr.
Pranë ambienteve të lokalit ka pasur edhe disa efektivë policie të cilët kanë ndërhyrë menjëherë duke shmangur kështu një ngjarje të rëndë, pasi autori ka pasur në shënjestër një prej klientëve. Autori është arrestuar menjëherë nga uniformat blu si dhe është sekuestruar arma e zjarrit.
Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka persona të plagosur. Gjatë momentit të arrestimit nga policia, autori ka tentuar të largohet dhe është përplasur me xhamat duke pësuar lëndime në trup.
Njoftimi i policisë
Më datë 18.05.2018, rreth orës 17:39, në vendin e quajtur “Sahati”, shtetasi Besmir Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka shtënë një herë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali.
Nga e shtëna nuk ka të lënduar.
Reagimi i menjëhershëm i policisë vendore, ndihmuar dhe nga shtetasit e pranishëm në lokal kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e shtetasit Besmir Gj., i cili tashmë ndodhet në ambientet e DVP. Vlorë, për veprimet e mëtejshme hetimore.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!