FOTO+VIDEO – Furgoni del nga rruga dhe bie nga 20 m lartësi, regjistrohen 4 viktima, mes tyre edhe fëmijë…

4 persona kanë humbur jetën si pasojë një aksidenti që ka ndodhur në Jorgucat, në kryqëzimin që lidh Gjirokastrën me Sarandën poshtë Qafës së Muzinës.

Një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 20 m në një greminë, e për pasojë raportohet paraprakisht se kanë ndërruar jetë 4 pasagjerë. Dyshohet se në automjet ka edhe fëmijë. Makina është me targa AA 484 T, furgon tip ‘Ford’, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i viktimave.


Është e vështirë nxjerrja e viktimave dhe pasagjerëve të tjerë të bllokuar, pasi mjeti është i përmbysur. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe tre ambulanca, të cilat po punojnë për nxjerrjen e viktimave dhe pasagjerëve të bllokuar, teksa terreni është shumë i thyer dhe vështirëson edhe më tej punën e tyre. /Report TV/