FOTO – Fuoristrada me targa italiane përplas 4 automjete të tjera, policia po punon për zbardhjen e aksidentit “të çuditshëm”

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar në Durrës. Sipas News24 një makinë ka përplasur 4 automjete të tjera.

Raportohet, se një mjet fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit, në zonën e Currilave, ku është përplasur me mjetet e tjera.


Deri më tani, veç dëmeve materiale, nuk ka raportime për të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.