
Bosi i bosëve të mafias italiane Cosa Nostra është dërguar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij të fundit. Ai është varrosur në Corleone në Siçili, vendin e tij të lindjes në një ceremoni mortore të thjeshtë.
Il Corriere.it ka mundur të shkëpusë disa pamje nga funarali i Totos dhe shkruan se bekimi u bë shpejt në një kishë të vogël pranë varrezave të zonës Corleone. Kryepeshkopi i Monrealit tha se nuk ishte e mundur të kryente ritin për bekimin e tij, por një prift ndërhyri dhe pranoi pas kërkesës së familjes për një bekim të shpejtë e të thjeshtë.
Në varrim ishin të pranishëm vetëm familjarët e Salvatores, 3 fëmijët: Maria, Salvatore dhe Lucia si dhe gruaja e tij Antoneta Bungarella.
Vetëm njëri nga djemtë nuk ishte i pranishëm, mesa duket ai mori të metat nga i ati pasi edhe ai është dënuar me burgim të përjetshëm me akuzat e vrasjes.
Policia kishte rrethuar gjithë zonën, pasi asnjë banor i thjeshtë që nuk ishte i afërm lejohej të afrohej pranë vendit të varrimit, edhe pse spati të interesuar të shohin.
Toto Riina u arrestua që prej vitit 1993, megjithatë mbeti ende bosi i padiskutueshëm i “Cosa Nostra”. Mbi të rënduan 26 dënime të përjetshme me burg për dhjetra vrasje dhe masakra.
[masterslider id=”37″]