Subjekti “Aba Blue Borgo”, sh.p.k’, me pronar përfitues vëllezërit, Bashkim, Astrit dhe Ahmet Ulaj do të ndërtojë “Resorti Turistik Blue- Borgo”, i konceptuar si fshat turistik ndodhet 2.2km larg fshatit Baks Rrjoll të komunës Velipojë në rrethin e Shkodrës. Ka një sipërfaqe prej 147.2 ha. Rruga kryesore në afersi të pojektit është rruga Velipojë – Shëngjin. Statusi special parashikon lehtësira fiskale.
VENDIM
PER
Dhënien e statusit të veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” aplikuesit “Aba Blue Borgo”, sh.p.k.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 33/1, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e statusit të veçantë “Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” aplikuesit “ABA BLUE BORGO”, sh.p.k.
2. Ngarkohet ministria përgjegjëse për turizmin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.