ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTO/ “Frikacaku bahet trim”, komedia që mbush sërish Teatrin “Migjeni”

Edhe galeria e mbushur me spektatorë në tearin “Migjeni”. Është ky efekti i komedisë “Frikacaku bahet trim” vënë në skenë nga Teatri i Estradës Shkodër. Me tekst të Qazim Çelës, nën interpretimin e ikonave Besnik Çinari dhe Zyliha Miloti, me lojën e veçantë të Anton Krosaj por edhe zbulimit Ketlin Pjalmi, komedia u plotësua mjaft mirë edhe me dy emra Vladimir Doda dhe Ergys Saraçi, duke krijuar një harmoni të këndshme për rreth 1 orë e gjysëm.

Fabula është e thjeshtë, ndërsa teksti është reflektim i ngjarjeve të zakonshme, pjesë të cilave mund të jemi të gjithë në një mënyrë apo tjetër. Loja e aktorëve, gjatë gjithë shfaqjes sjell të qeshura dhe terheq duartrokitjet e spektatorëve. Batutat e Çinarit, Milotit por edhe Krosajt e Pjalmit, i japin ngjyrimet e duhura një shfaqje, e cila në dy netët e para, bazuar tek spektatori dhe duatrokitjet në fund të shfaqjes, janë suksesi i rradhës i Teatrit “Migjeni”. /ShkodraWeb/

 

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.