
Në Paris mbërrijnë taksitë fluturuese. Janë Sea Bubbles dhe janë ideuar nga një grup francez ku punojnë inxhinierë të Formula 1. Taksitë kanë bërë udhëtimin e parë në 22 maj mbi Sene, por ideja është të revolucionarizojnë transportin publik qytetar.
‘Dua të reduktoj trafikun në qytet, duke kaluar nëpërmjet lumit’, ka shpjeguar Alain Thebault, bashkëthemelues i Seabubbles, për Reuters.
“Zvogëlon ndotjen, por edhe zhurmat’. Anija fluturuese është plotësisht elektrike dhe mund të arrijë deri në 30km/orë. Mund të mbajë katër pasagjerë edhe shoferin. Mjetet janë në ekspozitë në panairin e Parisit “Viva Tech”./balkanweb/