FOTO – Formësohet ideja e haphes së një qendre sociale në Malësinë e Madhe, kryebashkiaku Marinaj takon donatorët…

Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj ka zhvilluar një takim me presidentin e shoqatës “Auser Onlus Molfeta” Sebastiano Gadaleta, me përfaqësuesen e shoqatave “Rotary Molffeta” & “Rotaract Molffeta” Senada Demaj si dhe me përgjegjësin e Zyrës së Punës Rasim Demaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte hapja e një qendre sociale për moshat e treta me frekuentim ditor duke ju ofruar atyre aktivitete dhe shërbime të ndryshme. Gjithashtu kjo qendër do të jetë e hapur edhe për të rinjtë duke ju ofruar atyre programe formuese, edukuese dhe argëtuese.

ShkodraWeb Channel

Open

Close