Kampionit të padiskutueshëm në boks Florian Marku, i mjaftuan vetëm 1 minutë e 50 sekonda, për të hedhur në tapet kundërshtarin anglez Muma Muimba në sfidën e zhvilluar në Britaninë e madhe.
Në finish të këtij triumfi spektakolar të radhës, Marku i ka emocionuar të gjithë me deklaratën në gjuhën më të bukur në botë duke u shprehur:
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, ju kam thënë se unë kur futem brenda në ring jap shpirtin, se kjo është ajo që e dua më së shumti, faleminderit për përkrahjen”.
Boksieri shqiptar nuk ka nguruar t’i lëshojë sfidë një nga boksierëve më të mirë britanik të kësaj kategorie, Konor Ben, i cili sipas Markut ka frikë të ndeshet me luftëtarin shqiptar.