Si cdo vit ambasada turke ne Tirane ka organizuar ne Shkoder aktivitetin ne kujtim te deshmoreve te 18 marsit. Pervec ambasadorit turk, te pranishem ishin edhe autoritetet me te larta vendore e rajonale.
Ndersa ishte planifikuar qe aktiviteti te fillonte ne oren 10.00 me vendosjen e kurorave me lule tek memoriali i Hazan Riza Pashes ne sheshin e shatervanit, dikush- por jo nga organizatoret, ka vene re se flamuri shqiptar ishte i grisur ndersa ai turk fringo i ri.
Kjo ka sjelle qe aktiviteti te nis me vonese dhe nga organizatoret dikush ka nisur vendosjen e flamurit te ri shqiptar. Ne ndihme erdhi edhe nje efektiv shqiptar i FA i cili me thiken e tij te sherbimit, preu nyjen qe pengonte zevendesimin e flamujve.
Sipas gjasave, incidenti i sotem ka ardhur si pakujdesi e organizatoreve, te cilet te pakten 1 dite perpara, duhej te benin verifikimet e nevojshme. Megjithate, pas kalimit te ketij episodi, aktivitetet vijuan normalisht ne kujtim te 18 marsit turk ne Shkoder.