Shqipëria mundi Islandën me rezultatin 4-2 në “Elbasan Arena” duke ngjallur shpresat për ëndrrën europiane. Në përfundim të kësaj ndeshjeje kanë ardhur edhe reagimet e para nga kreu i Federatës, Armand Duka, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, por edhe figura të tjera. Presidenti Ilir Meta e ka ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Islandë e cila përfundoi me triumfin e kombëtares shqiptare. Në fund të sfidës kreu i shtetit ka ndarë edhe një foto ku shfaqet vetë ai duke festuar këtë fitore.
“Fitore shqiponjash sot në “Elbasan Arena”!”, shkruan Meta krah fotos.
“Shqiponja”. Me një fjalë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta t’i përshkruajë emocionet e ndeshjes Shqipëri-Islandë, ku kuqezinjtë shënuan 4 gola dhe mbajtur gjallë shpresën për në Europian.