FOTO/ Finlandezi 24- vjecar kapet ne Han te Hotit me 5.5 kg kanabis

Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Kufitare me datë 24.09.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë shtetasi:
Armann Olafsson, 24 vjeç, banues në Islandë.
Arrestimi i shtetasit të lartëpermendur u bë pasi në Piken e Kalimit Kufitar Hani Hotit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në mjetin e tij , me targë PX8838, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë.” /ShkodraWeb/