28 Nëntori është një ditë e shënjuar për të gjtihë shqiptarët dhe të gjithë të njohur dhe të panjohur kanë uruar patriotët e tyre për Festën e Pavarsisë. Një prej tyre është edhe Blendi Fevziu, i cili ndodhet me pushime në Hawaii.
Ai ka publikuar një foto me flamurin shqiptar, në rrjetet sociale. “Gezuar 106 vjetorin e Pavaresise. Gezuar festen e flamurit!”- shkruan Blendi por ka bërë një gafë me flamurin që ka zgjedhur. Moderatori se ka kuptuar që në duar ka një prodhim kinez të flamurit tonë kombëtar dhe diferencën mund ta shikoni në foton e mëposhtme.
Diferenca mes shqiponjës në flamurin kuqezi kinez dhe atij origjinal.
Këtë gafë e ka kapur edhe aktori i humorit Bes Kallaku i cili e ka nxjerrë blof me komentin e tij. “Ndërro flamur, se ai që ke është prodhim kinez,”- i komenton aktori i humorit.