FOTO/ Feston sot 74- vjetorin, Berisha ka një mesazh të qartë për veten por edhe familjarë e miq…

Loading...

Sot ish- kryeministri Sali Berisha ka festuar ditëlindjen e tij. Ai nuk ka preferuar të bëjë publike shumë detaje nga kjo ditë e shënuar e 74- vjetorit të lindjes. Në Facebook ai ka publikuar një foto me bashkëshorten, të cilën e ka shoqëruar me pak rreshta. “Sot dita e te gjitha diteve te mia, 74 vjetori i lindjes! Falenderim te perzemert dhe mirenjohje te pakufishme Zotit, familjareve te mi dhe ju miq te dashur per udhetimin mahnites qe me keni dhuruar! sb”, shkruan Berisha duke e konsideruar udhëtim mahnitës 74- vitet e jetës së etij deri më sot.

Interesant është fakti se 28 nga këto vite, Berisha i ka kaluar duke qenë një figurë me ndikim të padiskutueshëm në jetën e shqiptarëve kudo në botë. Ai është zgjedhur dy herë presidenti i vendit në 1992 dhe 1997 si dhe kryeministër në 2005 dhe 2009. Veç kësaj, është një nga figurat kryesore në procesin e pluralizmit politik në Shqipëri me Lëvizjen e Dhjetorit 1990. Edhe 100 Doktor Berisha!

Loading...