
Gjithçka është gati! Prova gjenerale në skenën dhe sallën e hapur të improvizuar para teatrit “Migjeni”, konfirmoi se edicioni i 63- të i Festivalit Mbarë Kombëtar të Këngës për Fëmijë, është në metrat e fundit para startit.
Do të jetë si gjithmonë, eventi më i rëndësishëm i këtij zhanri në Shqipëri që për tre netë me radhë, 30 dhe 31 maj, 1 qershor, do të sjellë një atmosferë fantastike për Shkodrën.
Organizatorët kanë menduar që Festivali të jetë i aksesueshëm “live” nga të gjithë, në sheshin para tetarit “Migjeni”, ndërsa ata që nuk mund të jenë fizikisht, mund ta ndjekin përmes transmetimit të RTSH- së.
Përveç konkurrimit të këngëve, nuk do të mungojnë edhe emra të njohur si të ftuar: Nikol Çabeli, fituese e Junior vjet, Alis Kallaçi, Myfarete Laze, Robert Radoja, Inva Mula. /ShkodraWeb/
Festivali Mbarëkombëtar i këngës për Fëmijë – Edicioni 63
Drejtore Festivali: Orjeta Kelaj Laro
Udhëheqës Artistik: Roland Guli
Dirigjent: Ermir Zoga
Redaktor Muzike: Bardhyl Hysa, Migena Kraja
Mjeshtra Kori: Arben Jubani, Leonora Luca
Skenograf: Adnan Kastrati
Skenariste: Elona Medja, Edona Reshitaj
Moderatore: Edona Reshitaj, Erdit Asllanaj
Koreograf: Fatjon Sulstarova
Regjizore Skenike: Klaudia Hila
Asistent Regjizor: Astrit Fani
Rregjizor: Ermal Beci
Koordinatore: Jeta Alija
Producente ekzekutive: Manjola Lloja Bushati