“3 Dhjetori”, dita e personave me aftesi ndryshe, eshte festuar edhe ne Qendren e Zhvillimit ne Bashkine e Shkodres. Ne mes stafit dhe banoreve te kesaj shtepie, ishte edhe kryetarja e Bashkise se Shkodres Voltana Ademi.
Fillimisht eshte organizuar nje vizite ne mjediset e Qendres, ku mediat kane patur mundesi te shohin ndryshimet pozitive te viteve te fundit. Nderhyrjet ne kete Qender ne investimet e Bashkise por edhe donatoreve kane qene te shumta, duke krijuar mjedise shume te vlefshme per banoret.
Ne nje pershendetje te shkurter Ademi ka felenderuar stafin per perkushtimin ne pune, donatoret per mbeshtetjen e dhene duke premtuar permiresim te vazhdueshem te standarteve. Njekohesisht ka bere thirrje per mbeshtetje per kete kategori, e cila ka nevoje per dashuri dhe socializim.