Skip to content
30 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Anëmbanë
  • Kryesore

FOTO – Fan Noli “pagëzon” një rrugë me emrin e tij në Nju Jork, themeluesi i “Vatra” përjetësohet në SHBA…

ShkodraWeb 1 year ago

Kur Fan Noli shkoi në vitin 1906 në Amerikë, u nis nga Egjipti për në ShBA. Ndoshta e ndiente se ky ishte një hap i rëndësishëm për jetën e tij, por rezultoi në një pikë kthese për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe për historinë moderne të kombit shqiptar. Në fillimet e shekullit XX pesha ekonomike dhe politike e Amerikës në botë po rritej me shpejtësi dhe kjo po vihej re edhe në koloninë shqiptare në këtë shtet që po ia kalonte për nga numri kolonive shqiptarë në shtete të tjerë.

Roli që Noli dhe më pas edhe Konica do të luanin në organizimin e mërgatës shqiptare në ShBA do të linte gjurmë të pashlyera, jo vetëm te komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe për fatet e kombit shqiptar. Themelimi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, i Federatës Panshqiptare Vatra, i lobimit të vazhdueshëm pranë qeverisë amerikane dhe fuqive evropiane për fatet e kombit shqiptar, mbajnë firmën e Nolit, krahas shqiptaro-amerikanëve të tjerë.

Në Amerikë, Noli shkroi edhe një pjesë të mirë të veprave dhe përkthimeve të tij, në radhë të parë “Historinë e Skënderbeut” dhe studimin për Bethovenin, që pasuruan fondin atëkohë ende të pakët të historiografisë, letërsisë dhe muzikologjisë shqiptare.

Përkujtimi i këtij rilindësi, njeriut të letrave dhe figure historike shumëplanëshe, me anë të emërtimit sot të një rruge në Nju Jork, është një ngjarje simbolike e përbashkuese e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili vijon veprimtarinë e tij patriotike me të njëjtin gjallëri e përkushtim si edhe brezat e mëparshëm.

Në sajë të kësaj veprimtarie mbahet gjallë e pasurohet identiteti shqiptar në ShBA, si edhe forcohet aleanca e shkëlqyeshme e kombit shqiptar me kombin amerikan. Urime shqiptaro-amerikanëve për kurorëzimin e punës së tyre për vendosjen në Nju Jork të kësaj shenje simbolike me domethënie të madhe! /Publikuar në Facebook nga Albin KURTI, kryeministër i Kosovës/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Tentonte të trafikonte në Mal të Zi 6 shtetas të huaj, policia e Shkodrës arreston 35 vjeçarin nga Pakistani…
Lajmi pasues: NGA TAULANT KOPLIKU – Dinjitoze edhe në ditën e fundit, lum kush të njofti Dush…

TË FUNDIT

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë
  • Aktualitet

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë

7 hours ago
“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

9 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

9 hours ago

TË FUNDIT

  • “As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë 29 September, 2023
  • “Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë 29 September, 2023
  • EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve 29 September, 2023
  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023

TË FUNDIT

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë
  • Aktualitet

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë

7 hours ago
“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

9 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

9 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

14 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.