Katër anëtarët e familjes Biba janë shuar në një aksident fatal në Tiranë. Ngjarja ndodhi gjatë natës së shkuar. Familja Biba ndodhej në qytetin e Elbasanit për të festuar një ditëlindje dhe në momentin e aksidentit fatal po ktheheshin për në Tiranë.
Shkaku kryesor i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara, pasi makina ka bërë disa rrotullime pas përplasjes me bordurën mbrojtëse të rrugës.
Për pasojë, gjetën v.dekjen çifti i bashkëshortëve Biba dhe vajza e tyre. Vajza tjetër mbeti e p.lagosur rëndë fillimisht por ndërroi jetë në spital. Në gjendje të rëndë ndodhet edhe drejtuesi i mjetit, i afërm i familjes, i cili ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe kraharor. Ai po mbahet në jetë me aparatura.