Në këto momente në fushën sportive të Golemit ka nisur stërvitja e ekipit të Vllaznisë. Administratori Gjyrezi ka prezantuar para skuadrës trajnerin që do ta drejtoje ekipin në dy ndeshjet e fundit, Ervis Krajën. Ndërkohë mësohet se ai nuk do të jetë i vetëm në këtë detyrë pasi bashkë me të janë edhe një grup trajnerësh të Akademisë. Bëhet fjalë për Altin Xhahysën, Altin Kaçin, Ideal Lekiqin dhe Admir Mehjen.
Me në krye Ervis Krajën, ky staf ka përpara në sfidë shumë të rëndë: shpëtimin e Vllaznisë nga rënia një kategori më poshtë. Nëse ia del, ky grup është i destinuar të futet në histori, sepse ia arriti që në vetëm 180 minuta të përmbysë çdo gjë. Shpirtërisht, e gjithë Shkodra është me ta dhe në mbështetje të tyre. Forca Vllaznia!