
Për herë të parë që pas 10 shkurtit kur edhe u arrestua, sot (31 tetor) Erion Veliaj është shfaqur publikisht, pasi ai merr pjesë në një seancë në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkim nga kryetari i bashkisë së Tiranës.
Me pranga në duar, i qeshur dhe duke përshëndetur gazetarët ai është futur brenda ambienteve të Kushtetuese. Veliaj u nis nga burgu i Durresit, rreth ores 09:00 i shoqëruar nga forca policie dhe mbërriti në ambientet e gjykates në oren 09:30.
Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn pas propozimit të Këshillit Bashkiak duke u mbështetur me argumentin se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë.
Më 1 tetor, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën, por edhe këtë e ankimoi në Kushtetuese. Dekreti i Presidentit u pezullua me vendim të ndërmjetëm nga Gjykata deri në shprehjen përfundimtare për shkarkimin e Veliajt.









