Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar një foto të ish- kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Foton, Veliaj e ka marrë nga instagrami i ish-kryeparlamentares e cila ka bërë një shëtitje në park. Sipas kryebashkiakut është pikërisht ky park që e bashkon me Topallin e këdo tjetër.
“Parku i bukur e i pastër qe na bashkon të gjithëve”, shkruan Veliaj.
“Ka një dritë ndryshe ne vjeshtë…”, shkruan ndërkaq, demokratja Topalli.