Era e forte e diteve te fundit, ka shkaktuar mjaft probleme ne zonen e Shkodres. Pervec nderprerjeve te shpeshta te energjise elektrike ne shume njesi asministrative te Bashkise se Shkodres, ka patur probleme edhe me shtepite e banimit. Raportohen dhjetra raste, kur si pasoje e eres se forte, jane demtuar çatite e shume benesave.
Rasti me i fundit vjen nga Njesia Administrative Guri i Zi. Sipas asaj qe raportohet edhe nga kryetari i fshatit Mazrrek, nje shtepi eshte zbuluar nga era. Ne kete shtepi jeton nje familje prej 3 anetaresh. Era e diteve te fundit eshte shoqeruar me uljen e menjehershme te temperaturave, duke veshtiresuar jeten e banoreve ne kete shtepi dhe te tjera me probleme te ngjashme. Po ashtu, ne Gurin e Zi raportohet per deme te shumta edhe ne serra si pasoje e eres se forte. /ShkodraWeb/