Skip to content
25 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Anëmbanë
  • Kryesore

FOTO – Emri i Ismail Qemalit përjetësohet në një rrugë në Staten Island në shtetin e Nju Jorkut në SHBA…

ShkodraWeb 4 months ago

“Ismail Qemali” jetësohet në emrin e një rrugë në Staten Island, New York. Ati i Pavarësisë së shtetit shqiptar, themeluesi i shtetit modern, diplomati, poligloti, shtetari dhe kryetari i parë i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë do të ketë një vend nderimi e përkujtimi si një pikëtakim që do bashkojë gjithmonë shqiptarët e Amerikës ashtu siç bëri në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Ndër personalitetet e larta shqiptare, “Gjergj Kastriotit”, “Fan Nolit”, “Nënë Terezës” emri “Ismail Qemali” është nder dhe respekt që Amerika i bën kontributit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara duke vlerësuar heronjtë e kombit e personalitetet e shquara kombëtare shqiptare.

Emërtimi i rrugës “Ismail Qemali” nën prezantimin e shkëlqyer të Kozeta Turishta e Bledar Maqellara filloi me mirënjohjen ndaj patriotëve Naser Nika e Dr.Bahri Ceka e pjesëtarëve të tjerë të komunitetit shqiptar që ndihmuan në organizimin e kësaj ceremonie solemne. Parakalimi i oficerëve të American Albanian Law Enforcement Association, u pasua nga himnet kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga soprano Deshira Ahmeti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Dea Kerliu.

Imam Tahir Kukaj u lut për paqe, mirësi, mbarësi e bekim për kombin shqiptar e mbarë njerëzimin.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj u shpreh se është një ditë e shenjtë në nderim të një njeriu të madh si Ismail Qemali.
Dr.Bahri Ceka paraqiti një jetëshkrim rreth diplomatit e shtetarit Ismail Qemali. Naser Nika u shpreh se “Ismail Qemali” forcon miqësinë shqiptaro-amerikane.

David Carr, Këshilltar në Këshillin e Bashkisë së New York-ut u shpreh se “Ismail Qemali” është nderim për themeluesin e shtetit shqiptar dhe shqiptarët që kontribuojnë në shoqërinë amerikane. Ai ndau Mirënjohje për kryetarët e Kumunave Malishevë e Skenderaj, Ekrem Kastrati e Fadil Nura, Dr. Bahri Ceka, Hekuran Duka, Përparim Rama, Faik Nika, Shpëtim Qorraj, Kastriot Blakaj, Dash Miftari, Agim Kotaj, Ruki Hajdari e personalitete të shquara në komunitetin shqiptar në New York. Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama në fjalin e tij ndër të tjera u shpreh rreth rolit vendimtar të Ismail Qemalit në pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetformim. Z.Rama falenderoi shqiptarët për veprimtarinë patriotike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në mënyrë të veçantë përmendi Xhim Xhemën dhe Elmi Berishën. Aktiviteti patriotik vazhdoi me nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” këngë e valle kushtuar pavarësisë së Shqipërisë.

Nipi i Ismail Qemalit, Qamil Vlora shprehu respektin për popullin dhe institucionet e shtetit amerikan që vlerësojnë trashëgiminë dhe rolin e atit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Studiuesi Dr. Paulin Marku foli rreth diplomacisë ndërkombëtare të Ismail Qemalit deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha e cilësoi ditë të shenjtë e krenari kombëtare nderimin që i bëhet shqiptarëve nëpërmjet rrugës “Ismail Qemali” .

Poetja e publicistja Kozeta Zylo në fjalën e saj emocionoi të pranishmit me fjalët e mesazhet e Ismail Qemalit për popullin e kombin shqiptar.
Dritan Matraku, kryetari i Shoqatës Bijtë e Shqipes solli në aktivitet përshëndetjet nga shqiptarët e Philadelphias. Floreta Faber, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Uashington theksoi përpjekjet e shkollave shqipe, shoqatave, organizatave e qendrave kulturore në ruajtje të kulturës dhe historisë së shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresistja Nicole Malliotakis vlerësoi patriotët shqiptarë të komunitetit: Fadil Nura, Hekuran Duka, Naser Nika, Dr. Bahri Ceka. Përshëndetën e shprehën vlerësime për shqiptarët edhe Kamilla Hanks, Michael Mcmahon i cili vlerësoi personalitetet e ftuara për kontribute të veçanta.

Vito Fosella Presidenti i Borosë së Staten Island i falënderoi shqiptarët për modelin e shkëlqyer komunitar në Staten Island. Ai shpalli partneritet mes Staten Island dhe Komunës së Prishtinës duke e nderuar kryetarin Përparim Rama me Proklamatë vlerësimi. Me video mesazh përshëndeti aktivitetin kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Shumë emocionuese ishin vallet e Ansamblit Autokton Rugova, Vallja e Tropojës nga nxënësit e Shkollës Shqipe Alba Life. Artistët në program për përformancë ishin: Valbona Peraj, Agim Gerbeshi, Entela Ilirjani, Ilsi Ademi, Arberije Hadergjonaj, Agron Maqellara, Valdet Luka, Deshira dhe Arian Kerliu, Besim Murriqi, Flamuri Bicaku, Rati, Hejdi Mehmeti, Greta Tafa, Sead Asllani, Evelina Shabani etj.

Kulminante e këtij aktiviteti patriotik ishte realizimi artistik “Shpallja e Pavarësisë” një interpretim nga artistët shqiptarë Shaban Lajçi, Tom Gjergji dhe Agim Rugova. Emërtimi i rrugës “Ismail Qemali” shënoi një aktivitet patriotik historik të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nderim të atit themeltar të Pavarësisë së Shqipërisë. /Publikuar në Facebook nga Gazeta Dielli – Faqja zyrtare/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: “Teknologjia ka befasuar botën”, a po nxitohemi me inteligjencën artificiale, analiza e “Zërit të Amerikës”…
Lajmi pasues: “Dita e Turizmit Malor”, Bashkia Malësi e Madhe vazhdon traditën e promovimit të vlerave të saj turistike…

TË FUNDIT

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin
  • Kryesore

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin

5 hours ago
Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…
  • Anëmbanë

Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…

9 hours ago
Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…
  • Aktualitet

Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…

11 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin 24 September, 2023
  • Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre… 24 September, 2023
  • Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin… 24 September, 2023
  • Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina… 24 September, 2023
  • Ndodh për herë të parë, Bashkia Shkodër konkurs publik për drejtuesit e institucioneve të kulturës në varësi… 24 September, 2023
  • Ngjarjet e rënda në Veri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ndërpret vizitën zyrtare në New York… 24 September, 2023
  • Policia e Kosovës sulmohet në Leposaviq, kryeministri Albin Kurti njofton për një efektiv të vrarë dhe një të plagosur 24 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e diel, 24 shtator 2023… 24 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 24 shtator 2023… 24 September, 2023
  • VIDEO – Vllaznia “i falet” Balajt, mund me lehtësi Teutën në “Loro Boriçi” dhe i afrohet kreut të Superligës 23 September, 2023
  • “Do e hash! Legen”, Adriatik Lapajn e lënë nervat, i drejtohet me fjalor rruge gazetarit… 23 September, 2023
  • “Zgjidhëm problematikën e shkollës”, Benet Beci në Mali Kolaj: Ankesat e banorëve për ujin dhe rrugën mëse të drejta… 23 September, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin
  • Kryesore

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin

5 hours ago
Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…
  • Anëmbanë

Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…

9 hours ago
Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…
  • Aktualitet

Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…

11 hours ago
Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina…
  • Aktualitet

Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina…

12 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.