
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kryebushat, në rrugën Shkodër- Lezhë, ku dy persona dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa disa 4 të tjerë kanë mbetur të dëmtuar. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, apo edhe identiteti i personave të përfshirë në të. Dihet vetëm se aksidenti ka ndodhur nga përplasja e dy makinave. Sipas burimeve të Spitalit Rajonal të Shkodrës, janë 5 persona nën kujdesin e mjekëve dhe konkretisht: Lutfi Kubaci, Emanuel Perjaku, Jak Perjaku, Beta Mata dhe Pjeter Zefi.
Viktimat raportohet se janë gra dhe se i përkasin moshës 40 dhe 45 vjeçe, por as policia nuk jep informacion për identitetin e tyre. Më poshtë, njoftimi i Policisë së Shkodrës.
Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër
Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.